Nga heqja e maskës te shkurtimi i orës policore, Komitetit i Ekspertëve jep sot vendimin

128

Pas më shumë se 244 ditësh luftë me COVID-19, në 24 orët e fundit vendi ynë nuk ka regjistruar asnjë viktime, teksa ka pasur vetëm 15 raste të reja.

Në këtë trend kanë qenë infektimet ditore prej më shumë se një muaji, për pasojë, Komiteti Teknik pritet që të lehtësojë masat. Siç kanë bërë me dije autoritete, Komiteti do të mblidhet ditën e sotme për të na njohur me masa të reja, ku kanë njoftuar paraprakisht se do ketë një lehtësim.

Aktualisht në fuqi qëndron ora policore 22:00-06:00 për qytetarët dhe bizneset si dhe maska me detyrim në ambientet e brendshme dhe të jashtme.

Ulja e rasteve të reja, ashtu si kurse e konfirmojnë edhe ekspertët ka ardhur si rezultat edhe i vaksinimeve. Që nga fillimi i këtij procesi në vendin tonë, janë vaksinuar në total 748986 qytetarë, teksa objektivi është që të arrihet deri në 1 mln të vaksinuar brenda qershorit.