NGA 1 QERSHORI, NDRYSHON ORA POLICORE

260

Komiteti Teknik i Ekspertëve është mbledhur sot, ku ka njoftuar masat e re anti-Covid. Komiteti tha se incidenca javore ka pësuar një ulje të ndjeshme.

“Komitet mendon se ka vend për lehtësim të masave, duke filluar nga 1 qershori të hiqet detyrimi për mbajtjen e barrierës mbrojtëse në ambientet e jashtme, por do vijojë të mbahet në ambientet e brendshme dhe transport publik. Ora policore nga 22:00 do të kalojë më 1 qershor në 23:00”, tha Rakacolli.

“Duhet theksuar se pandemia nuk ka përfunduar. Është e rëndësishme të vijojmë të zbatojmë masat, të mbajmë maskën, distancën, dhe të gjithë ata që dyshojnë për shenja të Covid-19 t’i referohen mjekut të familjes”, tha Fico.

Lehtësimi i këtyre masave u bë pas uljes së shifrave të koronavirusit në vend. Kujtojmë se ditën e djeshme, pas 244 ditësh, nuk u shënua asnjë viktimë nga Covid-19, ndërsa është ulur ndjeshëm edhe numri i infektimeve.