Doja t’i jepja fund jetës”, sipërmarrësja shqiptare tregon mrekullinë që i ndodhi pasi e bija u nda nga jeta

329

Sipërmarrësja dhe hemeluesja e revistës shqiptare “Global Woman”, Mirela Sula ka treguar për herë të parë se në moshën 23-vjeçare ka humbur vajzën.

E ftuar në “E ardhmja është vajzë”, ajo ka rrëfyer këtë moment si më të vështirin e jetës, duke mos e kuptuar se çfarë po i ndodhte. Madje ka thënë se donte t’i jepte fund jetës.

Megjithatë, Mirela është shprehur falenderuese ndaj Zotit që nuk e la të bënte këtë veprim tragjik pasi tani është e bekuar në jetë me një djalë.

“Një nga gjërat më tmerrshme që kam kaluar ka qenë humbja e vajzës sime, e fëmijës tim të parë. Nuk ishte vetëm humbja e vajzës, por ishte humbja e vetes. Me humbjen e saj, unë humba çdo gjë. Ishte një moment i tmerrshëm kur nuk merrja dot as frymë. Në ato përplitjet e mia për të mbajtur veten në këmbë apo për t’i dhënë fund jetës sime, gjë që askush nuk e dinte, mësoj që isha prap shtatzënë, sepse e kam menduar disa herë që t’i jap fund jetës, jo vetëm sepse humba vajzën, por sepse rash në një moment plotësisht të vështirë që nuk dija si ta kaloja. Në atë kohë, në majën e malit ku isha unë, nuk kisha dëgjuar as për psikologji, as për mendime të këqija, këto gjëra nuk ekzistonin. Atëherë isha 23 vjeçe, në kulmin e ëndrrave të mia.

Gjëja më e tmerrshme është se njerëzit nuk të kuptonin dhe nuk u vë faj. Realisht as unë nuk e dija që kur njeriu humb dikë dhe unë nuk e dija që quhet zi. Të gjithë këto faktorë po më çonin drejt fundit, por si duket zoti kishte plane më të mëdha. Edhe jam mirënjohëse vetes që nuk e bëra atë gabim fatal dhe sot kam në jetë një djalë të mrekullueshëm, që është frymëzimi dhe kurajo për të ecur përpara”, tha ajo. l.k/abcnews.al