MARRJA E VAKSINËS COVID-19 MUND T’JU BËJË TË LIDHENI ME BLUETOOTH? FLASIN EKSPERTËT

320

Çfarë mund të bëjë vaksina e koronavirusit përpos imunitetit? Të bën të lidhesh me Bluetooth?

Pas videove të publikuar në rrjetet sociale për një pretendim të tillë kontrolluesit e fakteve janë detyruar të ndërhyjnë edhe një herë pas këtyre pretendimeve, ku pohohet se mund të lidheni me Bluetooth pasi ke berë vaksinën.

Postime të tilla janë bërë virale në rrjetet sociale.

“Nuk ka asgjë në vaksinë që mund të ketë të bëjë të lidhesh me Bluetooth. Vaksinat përbëhen nga një numër kimikatesh dhe nuk përmbajnë asgjë të aftë për të transmetuar valë radiofonike në distancë të shkurtër, sikurse është Bluetooth. Vaksinat nuk përmbajnë mikroçip, ose ndonjë gjë tjetër.”

Disa ditë më parë shpërtheu edhe një trend në TikTok tregonte njerëz që pretendonin se doza e vaksinës i kishte bërë magnetikë në vendin e injektimit.

“Ka shumë më shumë të ngjarë që videot tregojnë ngjitje të magnetit në lëkurë, pjesërisht falë lagështirës në sipërfaqen e lëkurës dhe faktit që magneti është i vogël dhe i lehtë. Ky efekt është i ngjashëm me mënyrën se si është e mundur të “ngjitni” një monedhë në ballin tuaj ose të ekuilibroni një lugë në hundë.”