Të këput shpirtin, e gjithë bota është duke folur për këtë foto

Disa fotografi tronditëse janë shkrepur sot nga bregu i Libisë në Zuwara. Trupa të pajetë fëmijësh janë nxjerrë në breg pas fundosjes së një varke me emigrantë. Mesa duket, kriza e emigracionit në kufijtë evropianë shkaktoi edhe një herë një krizë humanitare.

Me publikimin e pamjeve tragjike në mediat sociale, me mijëra komentues shkruajnë se ngjarja u kujton Aylan-in e vogël.

Pasi fotot u bënë virale, Organizata e Kombëve të Bashkuara në një deklaratë bëri të ditur se nuk dihet ende se kur janë larguar viktimat nga Libia dhe se çfarë u ndodhi varkave me të cilat po lundronin.

Rreth 630 emigrantë kanë ndërruar jetë në përpjekje për të arritur në Evropë përmes Mesdheut vetëm këtë vit sipas agjencisë së OKB për emigracionin. sb/abcnews.al/

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...