“Shqiponjat” e Shkodrës prangosin një person, dëshmitarët në vendngjarje raportojnë

Para pak minutave, një person është vënë në pranga nga Policia e Shkodrës. Dëshmitarë në vendngjarje, informojnë për ShkodraWeb se arrestimi është bërë nga efektivët e “Shqiponjave”. Sipas asaj çfarë është mësuar paraprakisht, personi i arrestuar ishte i shpallur në kërkim.

Në vendin e quajtur “Truma e Dugajëve të reja”, është kryer edhe ndalimi i personit, i cili sipas dëshmitarëve, ishte në moshë të re. Pritet informacioni zyrtar nga Policia e Shkodrës.

Ajo që vlen të theksohet është se kohët e fundit, Policia e Shkodrës dhe veçanërisht “Shqiponjat”, janë duke kryer ndalime të shumta të personave të shpallur në kërkim. Një sinjal i fortë ky, për vendosmërinë e përmbushjes së misionit për rend e qetësi publike.

© ShkodraWeb.com

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...