Nëse nuk “vrisni” Berishën, mirë është Luli

Të gjithë pa përjashtim, anti-Lulzimët e shkuar dhe ata të tashmit, nuk e përmendin fare Berishën. Ose e përmendin plot respekt e përulje, Doktor-i.

Madje edhe më radikali i deritanishëm, më i artikuluari dhe plot logjikë, ish-kreu i PD Kukës, shprehet ashpër vetëm kundër Bashës. Berisha nuk preket. Berisha nuk kundërshtohet. Berisha nuk kritikohet. Berisha nuk përgojohet. Atëherë duke i dalë edhe vetes sime kundër, pse Lulzim Basha duhet të dorëhiqet?!

PD nuk ka nevojë thjeshtë të zëvendësojë Bashën, por të ndërrojë mentalitet, frymë, aromë dhe kjo arrihet duke larguar Berishën dhe gjithë çfarë përfaqëson, duke i lënë vendin që i takon në muzeun dhe kujtesën e PD. Këto janë ligjet e politikës, ndërrimit të mendësisë, madje edhe të lëkurës.

Nuk mundet Rama me sjelljet kaçakçe anti shtet e anti qytetërim të viteve 2000. Nuk mundet me “anti-Ramë”, por me një “mbi-Ramë”. Ama, nëse askush nuk ka guximin të artikulojë fort se Berisha duhet larguar si kryetari de fakto i PD, atëherë për çfarë duhet zëvendësuar Basha me një Bashë tjetër?! Që të merret edhe ai peng?!

Ai që vërtetë e do PD dhe kërkon t’i qëndrojë përballë Ramës dhe superpushtetit të tij, do t’i duhet të propozojë një PD të shekullit XXI të çliruar nga hunjtë, molotovët, trimat, ulëritësit, kërcënuesit, çliruar sidomos nga Berisha. Ky do të jetë krahasimi i parë që do të bëjnë shqiptarët në zgjedhjet e afërta lokale.

Të gjithë e dimë, se këto ndërkryerjet e tanishme nëpër studio televizive për zgjedhje “të blera”, “të shitura” e “të grabitura” janë justifikimet e vjetra të çdo kryetari opozite për mbajtjen nën kontroll të shfrimit të militantëve mbetur pa pushtet. Ata në studio, thjesht duhet të luajnë sipas shkopit të dirigjentit. Ashtu si dhe ata të krahut tjetër tek e fundit.

PD, siç e shoh unë, është sot në udhëkryqin e saj më të rrezikshëm: Nuk flitet për pushtet, as për kryetarin, flitet për mbijetesën serioze të partisë së parë opozitare në vend. Besoj, besoj fort, se ai person që guxon të kërkojë drejtimin e saj, duke shkulur edhe Berishën, do të jetë i aftë ta bashkojë, moderojë dhe progresojë PD-në.

Ndoshta nuk do të jetë në krye të PD që këtë verë, por pas dy vjetësh, me humbjen e gjashtë rradhazi të Bashës do ketë shanset më të mëdha. Nëse jo, nëse të gjithë presin vetlargimin e Berishës, apo ndërhyrjen e një force madhore, janë duke firmosur së bashku për shkërmoqjen e PD.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...