Anxhela Peristeri: Do e mbaj mend gjithë jetën, jam e lumtur dhe e mërzitur

849

Anxhela Peristeri ka realizuar një performancë të magjishme këtë mbrëmje finale në “Eurovision 2021”. Kënga e saj “Karma” ka marrë ovacionet e publikut të pranishëm, si dhe vlerësime nga producentë mjaft të njohur në botë.

Pas performancës së mbrëmjes së sotme, Peristeri ka thënë disa fjalë për “Euovision”.

Ajo është shprehur mjaft e lumtur, por njëkohësisht, ndihet e mërzitur që nesër e gjithë kjo do të mbarojë, e ajo nuk do të ketë mundësinë të përjetojë sërish emocionet që të dhuron ky festival.

“Jam shumë e lumtur, njëkohësisht ndihem e mërzitur që nesër nuk do të jem më duke performuar në këtë skenë të mrekullueshme. Do ta mbaj mend gjithë jetën time“, u shpreh këngëtarja pas performancës.

Ndërkohë, të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë Shqipërisë mund të votojë sonte, në numrin e shtetit ku ndodhen, me kodin 02, në momentin që fillon votimi, i cili do të njoftohet gjatë spektaklit dhe numrat e telefonave do t’ju shfaqen në ekran! Nga një telefon mund të votohet deri në 20 herë.