Vendimi i DASH, Berisha: Fëmijët e mi nuk kanë përfituar nga unë, Meta…

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur në emisionin “Opinion” lidh me shpalljen non grata nga SHBA.

Berisha tha se nuk ka ndihmuar kurrë aleatët e politik, teksa tha se në rastin e videos Meta-Prifti nuk ka ndërhyrë në sistemin e drejtësisë për ta favorizuar atë. Meta foli dhe për aktivitetin e familjes së tij, ku mohoi akuzat e ngritura ndaj vajzës dhe djalit të tij.

“Ilir Meta pati një problem, doli video e cila ishte 29 herë copy paste. Ilir Meta dha dorëheqjen dhe pse Prokuroria nuk e çoi dot në Gjykatë shkoi vetë në Gjykatë. Presion politik kur nuk i hiqet imuniteti, por kuri ihiqet imunitet nuk ka asnjë presion politik.

Nëse ti e merr se i paska bërë presion. Po tani Edi Rama i bëri presion dhe dy herë të tjera. Po marrim bashkëshorten time, e cila ka punuar në të njëjtën lagje sikur kam qenë unë mjek ashtu kur jam bërë president, kur kam qenë në opozitë dhe kryeministër dhe bashkëshortja ime nuk ka qenë kurrë anëtare e asnjë bordi që të marrë një shtesë rrogë. Bashkëshortja ime mund të jetë nga më të paktat që ka 15 vite që punuan vullnetarisht për fëmijët autik. Tani më thuaj çfarë ka përfituar bashkëshortja nga unë.

Është e nderuar me çmimet të larta të autizmit të grave demokrate, të kongresit amerikan. Marrim fëmijët. Djali im në jetën e tij ka marrë 3 ose 4 muaj rrogë shteti në fillim dhe nuk ka marrë kurrë më asnjë rrogë. nuk ka përfituar qioftë dhe një qindarkë nga sektori publik dhe kompani të lidhura me sektorin publik. Ai nuk përfituar një qindrakr nga sektori publik dhe nga përfituesit e sektorit publik.

Çështja e Gërdecit..

Janë të gjitha trillime, absolutisht kurrë s’ka patur lidhje. Marrim vajzën, këtu në këtë studio kur është kthyer nga Kosova kanë bërë bilancin.Ata kanë punuar 7 vite në Kosovë në pozicion të mirë ajo dhe dhëndëri. Të ardhurat 7 vjeçare arrinin në 1 milion e 400 mijë dollarë. Kishin shpenzuar 400 mijë dhe janë kthyer me 1 milionë.

A kanë përdorur pushtetin për influenca..

Absolutisht, kurrë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...