Foto-E pazakontë në Shkodër/ Qyteti zgjohet dy ngjyresh

2575

Mëngjesin e sotëm Shkodra është zgjuar e zbardhur nga breshëri dhe ne disa zona ku ka gjelberim e me ngjyre te gjelbër duke qene se bresheri ka demtuar disa peme dhe si pasoje gjethet kane mbuluar trotuaret.

Një fenomen i pazakontë ky për qytetin e Shkodrës në këtë muaj kur të gjithë presin që të vijë vera. Reshjet kanë nisur në mesnatë e sot në mëngjes breshëri kishte mbuluar të gjitha rrugët e rrugicat e qytetit.

Automjetet qarkullojnë me lehtësi, pavarësisht se breshëri ka arritur në disa centimetra.