8 Maj, Rruga e Thethit vazhdon e bllokuar

Greta Bardeli me anë të një statusi ne facebook ka bërë thirrje që të merren masa për zhbllokimin e rrugës së Thethit. Një ndër atraksionet turistike ne qarkun Shkodër ku mbetet i bllokuar si pasojë e bores se rene gjate dimrit, kjo mund të pengojë turistët për ta vizituar. Sot jemi në muajin maj dhe kjo rruge vazhdon te jetë e bllokuar.

Aktualisht rruga kryesore që kalon në Qafë Thore, ne 1750m lartësi, është e bllokuar në 7- 8 km të saj. Duke mos u pastruar asnjëherë nga institucionet përgjegjëse rruga ka mbi 3 metër borë të ngrirë në gjithë gjatësinë e këtij segmenti.

?️ Sot është data 8 Maj dhe rruga e Thethit vijon të jetë e bllokuar! Është jo normal veprimi i institucioneve përgjegjëse dhe xhirot boshe të atyre që e kanë detyrim ti japin zgjidhje situatës!

Banorët e zonës së Thethit kanë emergjenca dhe nevoja bazike të përditshmërisë.

Gjithashtu, mungesa e përgjegjësisë po i kushton shumë sezonit turistik dhe ekonomisë së zonës.

? Bëj thirrje të merren masa të menjëhershme për zgjidhjen e situatës nga institucionet që detyrohen ligjërisht ta bëjnë një gjë të tillë.

Rruga duhet të hapet pa asnjë vonesë tjetër për ti kthyer jetën normale Thethit dhe banorëve të nderuar të kësaj zone.

 

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...