‘Rrofshin partitë që nuk pushojnë duke vjedhur votën’

1066

Nga Esin Lekiq

- PUBLICITET -

Sot mbushet një jave nga zgjedhjet parlamentare ku unë kandidova për Bindjen Demokratike në Shkodër. Duke e ditë se KQZ e ka certifiku rezultatin dhe PS ka shpallë fitoren, kjo nuk do me thanë se qindra pyetje nuk mund të bahen edhe në vazhdim për habinat që ndodhën me 25 prill.

Ma poshtë dy raste që i kam ndeshe vete:
1- kam percjellë vetë me makinë në Vau Dejës familjarë të mitë të cilët e kanë hedhë votën për të afermin e tyne. Me idenë e thjeshte se familja asht partia e parë dhe ma e shtrenjta.

Kur janë numëru votat në atë qendër nuk ka rezultu asnjë votë nën numrin tim dhe as te Bindjes Demokratike.
2-Ne ZAZ ku unë vetë kam qenë vëzhgues me dhjetra fletë votimi kanë pasë dy numra të shënum në to, 4 dhe 9. Pra, edhe për Bindjen edhe për PD. Asht e kuptueshme se komisionerët e partisë në fjalë kanë shtu edhe një kryq te 9-ta duke i ra kryq vullnetit të votuesve shkodranë, si e si me e zvogëlu partinë e vogël. Kjo asht ba edhe me miratimin e socialistave.

Rrofshin partitë që nuk pushojnë duke vjedhë prej tridhjetë vjetësh e mandej rrinë e akuzojnë njana tjetrën për hajni!

- PUBLICITET -