Rrëfehet legjenda e humorit shkodran, Besnik Çinari: Më shumë bukë, më shumë kulturë për popullin shqiptar

Legjenda e humorit shkodran, Besnik Çinari, erdhi në një rrëfim për ‘Fitstation’ me Çenkuela Hasën, në News24, për jetën pas largimit nga teatri ‘Migjeni’ në Shkodër. Besniku nuk ngurroi të jepte këshilla për aktorët e rinj të humorit në Shqipëri.

“Unë shoh shumë pak humor tani. Të gjithë janë shumë të mirë, ka të talentuar, por doza e banalitetit është pak e tepruar. Edhe ne kemi e kemi përdorur në kohën tonë, por fjalë me dy kuptime. Humori shkodran nuk e toleron banalitetit.

Një tjetër gjë që doja të theksoja është mungesa e shkrimeve, aktorët e rinj të humorit nuk shkruajnë vetë, dhe gjatë do jetojnë vetëm ata që arrijnë t’i bëjnë shkrimet vetë”- u shpreh Çinari

I pyetur për aktualitetin politik në vend aktori nuk i kurseu kritikat duke dhënë dhe një mesazh për politikën në vend.

“Është mërzitur shumë populli, nuk duron dot më. Mbaruan zgjedhjet, rri bëj opozitë tani, prit 2 vjet dhe nëse s’ja del jep dorëheqjen.

Por akoma se kemi ne si vend kulturën e formimit të shtetit. Dua ta mbyll këtë bisede me një mesazh: Më shumë bukë, më shumë kulturë për popullin shqiptar”- u shpreh Çinari.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...