Luana Vjollca drejt altarit? Ja data qe diskutohet te mbahet dasma

Prej vitesh në një marrëdhënie me Krenar Çoçajn, dyshja duket se më në fund ka gjetur gjuhën drejt martesës.

Nëse 29-vjetori e gjeti Luanën beqare, pasi në atë kohë ishte e ndarë nga Krenari, duket se 30-vjetori do ta gjejë me status të ndryshuar.

Sipas Ballkanweb behet me dije se showgirli dhe menaxheri i VIP-ave janë duke organizuar dasmën e tyre pikërisht në shtator. Pasi të lënë pas një sezon të ngarkuar me projekte dhe shfaqje, ajo dhe Krenari do ti thonë “Po” njëri-tjetrit në një ceremoni tejet intime, duke mos preferuar që të kenë shumë të ftuar në ditën e tyre më të rëndësishme.

Qëkur lidhja e tyre u bë formale ata kanë jetuar mes Tiranës dhe Prishtinës, duke gjetur pak kohë mes shumë angazhimeve për të qëndruar pranë njëri-tjetrit, ndaj duket se edhe kësaj largësie, që shpesh është bërë motiv për ndarjen tashmë do ti vijë fundi.

Duke njohur natyrën diskrete të Luanës, vështirë se ajo do të pranojë të ndajë detaje me fansat e shumta që ka. Ndaj ne nuk na pretet gjë tjetër veçse të presim shtatorin, për të parë nëse çiftit do ti shpëtojë ndonjë copëz nga intimiteti i dasmës së tyre.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...