“Do të jetë një tmerr i paparë”, Arian Çani i kthehet deputetes ‘live’, bën deklaratën e papritur

761

Partia Socialiste (PS) ka fituar bindshëm zgjedhjet parlamentare 2021 që u zhvilluan të dielën e kaluar, më 25 Prill.Kundër të gjithëve, kryeministri Rama siguron mandatin e tretë, por opozita pretendon se qeveria ka vjedhur zgjedhjet.

Moderatori i njohur Arian Çani paralajmëroi deputeten socialiste Elisa Spiropali se ditët në vijim do të dalin në skenë pamje që do të shkaktojnë ‘tërmet’ në politikën shqiptare.Paralajmërimi i gazetarit erdhi pasi Spiropali tha se socialistët nuk kanë vjedhur asnjë votë.

Pjesë nga biseda:

Arian Çani: Edi Rama i mundi të gjithë, edhe duke blerë votën?

Elisa Spiropali: Partia Socialiste i mundi të gjithë, pa vjedhur asnjë votë.

Arian Çani: Po ju paralajmëroj se në ditët në vijim do të dalë një tmerr i paparë.