Artan Hoxha parashikon çfarë pritet të ndodhë pas zgjedhjeve: “Deri sa të lidh shaminë në kokë…”

Gazetari i njohur Artan Hoxha nëpërmjet një postimi në rrjete sociale ka reaguar në lidhje me mbylljen e garës elektorale në vend. Sipas Hoxhës, tashmë që gjithçka në lidhje me zgjedhjen e drejtuesve të pushtetit legjislativ ka përfunduar, mund t’i kthehemi halleve tona. Këtu gazetari iu referua në mënyrë ironike kultivimit të kanabisit në vend.

“Deri sa të lidh shaminë në kokë qeveria, çunat duarartë sipas Hoxhës do të kenë mundur ta mbjellin dhe korrin kanabisin tremujorsh”,- shkruan midis të tjerash gazetari.

Postimi i plotë:

Kaq ishte dhe kjo pune…

Tani tu kthehemi halleve tona.

Perpara kemi fushaten e kultivimit të narkokultures, product of Albania…

Deri sa ta lidh shamine në koke qeveria e re dhe te nis punimet kuvendi i ri, në mesin e shtatorit, çunat tane duararte dhe kembeshpejt, e kane mbjelle, rritur, korrur dhe magazinuar pa firo, ate tremujorshen tajlandeze…

Sezon të mbare çuna.

Punoni të qete, se policia dhe politikanet tane hajdute, po zihen se kush e vodhi me shume njeri-tjetrin…

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...