NDËRTIMI I RRUGËS SHËNGJIN – VELIPOJË AKTUALISHT PUNIMET AKOMA NË FAZË FILLESTARE

Në pranverën e vitit 2020 ishte parashikuar që do të niste nga ndërtimi rruga bregdetare Shëngjin-Velipojë. Lajmin e ka bërë te ditur vetë Kryeministri i vendit Edi Rama në një nga inspektimet e tij në këtë zonë gjatë vitit 2019. Fondi Shqiptar i Zhvillimit në emër të BERZH-it do të zbatojë ndërtimin e rrugës Shëngjin – Velipojë.

 

Ky segment rrugor do të jetë një aks i ri që do të lidhë dy qendra të rëndësishme të turizmit dhe pritet të japë një zhvillim të ri për të gjithë rajonin, veçanërisht në drejtim të zhvillimit të turizmit. Ky projekt është pjesë e programit Rrugët Lidhëse Rajonale dhe Lokale i cili do të financohet paralelisht nga një kredi e Bankës Botërore dhe synon të përmirësojë infrastrukturën rrugore dhe të gjenerojë përfitime ekonomike si rezultat i ndërlidhjeve rrugore, veçanërisht në bujqësi dhe sektorët e turizmit, të cilët janë shtysa të rritjes ekonomike dhe punësimit në Shqipëri.

 

Por aktualisht në një inspektim të bërë ajo që shihet është se punimet mund të thuhet se janë akoma në fazë fillestare. Rruga e re Shëngjin-Velipojë, e cila parashikohet të ketë impakt të madh në turizëm do të lehtësoj lëvizjen e vizitorëve dhe pushuesve si dhe do të shkurtojë ndjeshëm kohën për të gjithë ata që duan të shijojnë te gjithë bregdetin Adriatik. Investimi për këtë rrugë vlerësohet në kuotën e 3.8 miliard lekë dhe shkurton në rreth 15 kilometra distancën mes dy zonave bregdetare të zonës veriore të vendit.

 

Distanca nga Shëngjini në Velipojë është 66.3 km dhe për ta përshkuar në kushtet që rruga ka aktualisht, duhet rreth 1 orë e 30 minuta. Me projektin e ri, distanca shkurtohet në 15 km dhe përshkimi i saj llogaritet të jetë jo më shumë se 20 minuta.

 

Ky aks rrugor parashikohet të ndërtohet sipër malit të Shëngjinit, duke përbërë kështu një aks panoramik. Por duke parë ecurinë e ngadaltë të punimeve që po bëhen në këtë aks nuk dihet nëse vera e 2021 do e gjejë drejt përfudnimit apo do të jetë akoma në fazë ndërtimi.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...