Me partinë e Kujtim Gjuzit/ Kandidoi për deputete në Shkodër, ish-missi merr rezultatin që nuk e priste (FOTO)

2478

Në zgjedhjet e 25 prillit ish-missi i njohur shqiptar Silvana Bushati kandidoi për deputete nën logon e ABEOK (Aleanca Bashkimi Popullor Emigracioni – Ora e Shpresës dhe Konservatorët), e drejtuar nga kryetari i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi.

Bukuroshja brune e hodhi kandidaturën në qarkun e Shkodrës por sipas rezultateve ka rritur të marrë vetëm një votë, dhe ende nuk dihet nëse ka qenë ajo vetë që ka vendosur kryeqin mbi emrin e saj.

Kujtojmë se Bushati nuk ka qenë e vetmja që ka marrë thjesht një votë, pasi ka patur dhe të tjerë emra.

Në qarkun e Shkodrës renditet me një votë edhe Shtjefen Staku dhe Altin Gjeloshaj. Ndërsa shifrën më të lartë, 19 vota e ka arritur Hilmi Plava, nga partia që drejtohet nga Kujtim Gjuzi, i cili edhe vetë ka marrë një rezultat zhgënjyes në këto zgjedhje.