Triumfon Tom Doshi/ Përfundon numërimi në Shkodër, kush janë kandidatët që mbetën jashtë parlamentit

3288

Pas përfundimit të numërimit të votave për kandidatët në Shkodër, rezulton se Tom Doshi është më i votuari.

- PUBLICITET -

Ai ka në total 7 886 vota me partinë e tij PSD, ku si rezultat do të marrë dy mandate deputeti në këtë qark.

Por një ditë pas zgjedhjeve, kujtojmë që Doshi njoftoi se nuk do të jetë pjesë e parlamentit edhe pse nuk do të heqë dorë nga politika.

Dy pasuesit e tij në listë pritet të jenë pjesë e Kuvendit.

Partia Socialiste ka arritur të marrë tre mandate në Shkodër.

Nga lista e tyre, më të votuarit janë Paulin Sterkaj me 7 335 vota dhe Benet Beci me 6 131 vota, të renditur përkatësisht në numrat 2 dhe 3 të PS. Bashkë me ta në Kuvend shkon edhe numri 1 listës së PS në Shkodër Edona Bilali, e cila mori 2711 vota. Jashtë parlamnetit mbetet ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, i katërti në listë, i cili ka marrë 3920 vota.

Nga lista e PD ndërkohë, i pari është renditur Bardh Spahia me 7 219 vota, megjithatë ai mbetet jashtë parlamentit për shkak të renditjes i shtati në listë. Spahia nuk ka arritur të thyejë herësin prej 9 441 votash.

Pas Spahisë, më shumë vota ka marrë numri një i listës së PD në Shkodër dhe drejtuesi politik i Qarkut, Helidon Bushati, me 6743 vota. I treti Zef Hila me 5975 vota. Pas tij, Ramadan Likaj me 4778 vota i pasur nga Lodovik Hasani me 3810 vota. Edhe ky i fundit, i 6 në listë, mbetet jashtë parlamentit.

Në Kuvend, ndërkohë, futen pesë të parët e listës.

Izmira Ulqinaku dhe Nard Ndoka mbeten po ashtu jashtë Kuvendit si dhe Bardh Spahia.

- PUBLICITET -