“Pas 20 vitesh rikthehet të jetë bastion i PD”, deputetja e sapo zgjedhur Greta Bardeli: Falenderoj Dukagjinin…

Shkruan në Facebook Greta Bardeli Gjoni, e sapo zgjedhur deputete e PD- së Qarkun Shkodër: Falenderoj qytetaret e Qarkut Shkodër për mbështetjen e fortë, treguar ndaj Partisë Demokratike.

Jam shumë e lumtur që banorët e zonave me të cilat punova me perkushtim gjatë fushatës u treguan qëndrestarët më besnikë në këtë betejë. Fisnikërisë së këtyre njerëzve i kam një detyrim të madh, i cili do jetë motivimi i punës time tani e tutje.

Falenderoj në mënyrë të veçantë Dukagjinin, që pas 20 vitesh rikthehet të jetë bastion i Partisë Demokratike. I jam shume mirënjohëse Rajonit 5 në Shkodër i cili jo vetëm qe e ruajti mbështetjen stoike për forcën tonë, por e thelloj më tej rezultatin. Rrethinat dhe Dajçi gjithashtu ruajtën me besnikëri mbështetjen e tyre.

Faleminderit nga zemra të gjithëve, e sidomos bashkëpunëtorëve të cilët plot përkushtim, ditë e natë, arritën për të marrë rezultate tejet pozitivë në zonat tek të cilat u deleguam dhe punuam, me të vetmin synim, fitoren e PD.

/shkodra web/

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...