Si keci i humbur na ndihmoi të gjenim shpellën ku iu fsheh regjimit për një vit Dom Nikollë Gazulli

780

MALËSI E MADHE- Dom Niko Sheldija, famulltar i Kishës së Shkrelit në Malësinë e madhe ka rrëfyer se si është bërë e mundur gjetja e shpellës ku i ishte fshehur regjimit komunisht për më shumë se një vit, Dom Nikoll Gazullit, një prej meshtarëve më të ditur të kohës. Gjithçka nisur nga një bari në Vrith të Malësisë Madhe ishte në kërkim të kecit që kishte humbur. Keci kishte rënë pikërisht në këtë gropë që të çonte te shpella e Dom Nikoll Gazullit. Prania e një krevati, një kove dhe një enë në atë shpellë ngjalli dyshime, të cilat u shuan pas dëshmive të banorëve të cilët e kishin në memorie Dom Nikoll Gazullit.

“Famullija e Shen Kollit Shkrel Malesia e Madhe. Njё lidhje e fortё shpirtёrore. Ndёr vite mё shoqёronte fotografia e Dom Nikoll Gazullit nё famulli ku shёrbej Shkrel Malёsia e Madhe.

Kisha dёgjuar pёr tingullin e njё kёmbane qё ne janarin e vitit 1945 kishte tingёlluar fortё duke lajmёruar njё stuhi tё jashtёzakonshme qё do ta shkatёrronte krejt grigjen e Tenzot. Bariu ishte bёrё “armik “pёr pushtetin popullor tё asaj kohe dhe nё mesё shum intrigash tё vendosura nё pritё sapo agoj mengjesi i 23..03.1946 vritet D.Nikoll Gazulli.

Kan kaluar 73 vite fara e mbjedhur nё zemёr tё tokёs fillon duke nxjerrur tё vёrtetёn. Shum dёshmitar tё asaj kohe u munduan qё ta fshinin nga faqja e dheut historin dhe jetёn e D.Nikoll Gazullit duke qёndruar besnik tё pushtetit popullor. Tashti po ju sjellim si u gjetё vendёbanimi i D.Nikoll Gazullit( histori e lasht duket). Njё bari ndёrsa po kulloste grigjen e vetё nё mal pran fshatit Vrith i humb njё kec. Bariu i shqetёsuar doli tё kёrkonte kecin dhe kur u afrua pran njё kodre tё vogёl dёgjonte zёrin e kecit qё bёrtiste nё njё vrim ndёr shkёmbinj. Mbasi lajmёroj pjestaret e familjes pёr gjetjen e kecit hyren nё shpell pёr tё marrё kafshёn e humbur. Posa hyren brenda u ndeshёn me njё sorprizё ku gjeten njё shkallё tё kalbur dhe njё krevat drase shum i vjetruar. Fshataret ruajshin nё kujtesёn e tyre se nё atё shpell pёr njё vitё kishte jetuar D.Nikoll Gazulli.

Pёr mbi fshatin Vrith dhe pёrball Malit tё Veleçikut orёt dhe zanat e malit trazonin shpirtёrat duke u bёrё dёshmitar se kёtu kishte rёnё njё njeri i shenjtё qё shpirti i tij lumnon nё mbretnin e parrizit duke i qёndruar rojёs besnik mbi grigjen e vetё”, shkruan Dom Niko Sheldija.

B.K./r.k./Shqiptarja.com



 

VIDEO KISHA E SHEN KOLLIT, SHKREL, MALESI E MADHE