E habitshme, Bashkim Fino vazhdon të votohet edhe pasi ka ndërruar jetë, ja sa vota ka marrë në këtë qark i ndjeri

440

Nesër shënohet 1 muaj fiks që kur ish-kryeministri dhe ish-deputeti shqiptar, Bashkim Fino ka ndërruar jetë për shkak të Covid-19. Ikja e tij e parakohshme nga jeta trishtoi të gjithë politikën shqiptare.

Në zgjedhjet e 25 Prillit ai ishte i katërti në listat e Partisë Socialiste në Fier dhe pas shuarjes vazhdoi të votohej. Ai ka marrë 31 vota në këtë qark megjithëse ka kryesuar Lindita Buxheli me 1747 vota.

Më pas vjen Erion Braçe me 1411 vota. Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi është i treti deri tani me 1387 vota, megjithëse është numëruar vetëm 1/5 e kutive.