“Vdekja e Bashkim Finos na bashkoi pa dallime politike”, Rama: I shtrij sërish dorën PD-së për t’i bashkuar fuqitë tona

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama gjatë fjalës së tij në mitingun e fitores tha se ashtu sic vdekja e Bashkim Finos i bëri bashkë të gjithë pa dallim fanelle politike, ashtu ai dëshiron që të gjithë të jenë bashkë për të mirën e Shqipërisë.

Rama sërish tha se i shtrin dorën Partisë Demokratike për një bashkëpunim dhe se të dy së bashku do të bëjnë më të mirën për vendin duke e integruar dhe jo ta përdorin atë si një armë për të qëlluar njëri-tjetrin.

Rama:

Dua që Shqipëria përtej pandemisë, shqiptarët të jenë krensarë për bujarinë, heronjtë , poetët, shkrimtarët dhe për këtë shtëpi të madhe ku lindin fëmijët e tyre. Dua që Shqipëria të përballet me të njëjtin karakter si përballoi tërmetin edhe me të këqijat e kësaj politike.

Duke e tepruar me dëngla, sherre dhe zhurmën e padurueshme. Dua që nga unë i pari të nisim një përpjekje reale, serioze për t’u bërë shumë më të vetëdijshëm që çdo fjalë që nxjerrim çsdo veprim që bëjmë ndikon për mirë apo për keq mbi njerëzit e këtij vendi, mbi të rinjtë dhe të ardhmen. Nuk dua që mandati i tretë të ngjajë me dy të tjerët në aspektin e komunikimit.

Ne s’kemi përse biem dakord, por s’kemi përse ta bëjmë kaq mbytëse. Mosdakordësuia është ushqim për demokracinë, jo helm për për shoqerinë. Pushteti nuk është qëllim, por mjet për të arritur qëllimet. Me PD-në nuk na ndajnë qëllimet kryesore për Shqipërinë. Kemi bërë integrimin europian një armë për të qëlluar njëri-tjetrin. Socialistët dhe demokratët shqiptarë nga jugu në veri duan që ta rrisin mirëqënien.

Nuk mjafton të themi çdo ditë sa shumë e duam Shqipërinë, sa të përkushtuar jemi ndaj qytetarëve.

Nuk mjafton të jemi vetëm me fjalë, por duhet ta tregojmë me vepra se ne përfaqësuesit e këtij populli jemi më të mirë. Kur bëhemi gazi i botës me lojën macja dhe miu.

Kur i bëjmë Shqipërisë në aspektin ndërkombëtar atë që as armiku më i keq nuk ja bën. Ky është vendi ynë. E di që ta thuash është shumë më e lehtë se ta bësh, por unë jam i gatshëm që të përpiqem ta bëj. Nuk mjafton vetëm vullneti im, por duhet dhe vullneti i Partisë Demokratike, dhe kushdo që do e drejtojë atë në katër vitet e ardhshme. Ëndrra ime është që Shqipëria të bëhet kampione e Ballkanit, në turizëm, agroturizëm, energji, bujqësi dhe shërbime të shpejta dhe të pakorruptueshme.

Me katër porta nga qielli dhe katër nga deti. Nëse arrijmë të bashkojmë forcat me Partinë Demokratike kjo dekadë do të hyjë në histori jo vetëm çfarë bëmë, por çfarë arritëm të bëjmë kundër ndasive. Dy ndasitë e mëdha janë tmerrësisht të vështira për t’u kapërcyer. Por po kaq e tmerrshme është të mos përpiqemi që të mos i shuajmë këtë ndasi. Unë kam lindur shqiptar, nuk kam lindur socialist.

Bashkim Finon e imagjinoj duke qeshur atje lart dhe duke duartrokitur këtu bashkë me ne. Por u desh të ikte nga kjo botë Bashkimi ynë i dashur që të tërë të bashkoheshin për të ngushëlluar familjen e tij. Ndasia e tmerrshme mallkimi it ë shkuarës që skena të politikës në ato ditë të panumërta që kemi ndarë së bashku ku jemi pikë së pari njerëz e shqiptar, vetëm në ditë të zeza e kemi kuptuar që nuk kemi lindur me fanellë partie.

Ndasia tjetër është ajo që duket dhe sot në hartën elektorale dhe dallohen ngjyrat, një ndasi e principatave. Shqipëria është 1nga jugu në veri nuk është kjo as dita dhe vendi për të bërë filozofi, kjo është fiks ora për të shtrirë dorën PD-së që ti kushtojmë fuqitë tona për punuar për Shqipërinë. Politika ka lindur që njerëzit e ndarë nga pylli të mos hanë njëri –tjetrin port ë bëjnë punë e gjëra që nuk bëhen dot. Politika ka lindur, fashizmin, terrorizmin dhe komunizmin.

Prandaj le të përpiqemi ta vëmë politikën më shumë se asnjëherë më parë në dispozicion të Shqipërisë të amanetit të Rilindasve dhe të fëmijëve tanë. Shqipëria bën dhe duam ta bëjmë ne shqiptarët e kësaj dekade duke e nisur punën që nesër nga shërimi i plotë i tërmetit dhe shporrja e armikut tonë të padukshëm të luftojmë brenda nesh armikun e brendshëm të ndasive dhe sherrit. Shqipëria fitoi!

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...