Fitorja e mandatit të tretë, Rama kujton nënën e tij të ndjerë: Uroj të jetë krenare dhe mirënjohëse

129

Kryeministri Edi Rama nga fjalimi i tij i parë pas fitores së zgjedhjeve, nuk harroi pa përmendur mungesën e nënës së tij, Aneta, e cila u nda nga jeta pak kohë më parë.

- PUBLICITET -

Ai tha se kjo ishte fitorja e parë në mungesë të dikujt.

Advertisements

“Fitoi karakteri ynë si një forcë e pathyeshme edhe përballë fatkeqësive natyrore. Fitoi besimi ynë se ky evnd bëhet dhe bindja jonë është se është mision i yni ta bëjmë këtë vend, Fitoi pakënaqësia jonë, duke punuar më fort dhe jo duke u ankuar më shumë. Fitoi durimi ynë. Fitoi forca më e madhe demokratike, që shqiptarët kanë krijuar ndonjëherë. Gëzuar fitoren sepse është e gjitha e juaja.

Por mos e harroni kurrë asnjëherë më tutje se kjo fitore duhet merituar në çdo ditë të 4 viteve më parë. Duhet ta bëjmë natën ditë me punë e palodhur për Shqipërinë. Me përulësi dhe respekt për këdo pavarësisht se për kë ka votuar. Kjo është fitorja ime e parë me mungesën e dikujt, që më ka ndenjur pranë, më ka ndenjur si hije dhe me përkujdesje e paepur. Dikush që më mungon tmerrësisht mes jush. Shpresoj se tani po më sheh nga atje lart, nëna ime Aneta. Uroj që ajo të jetë krenare për mua dhe mirënjohëse për ju të gjithë që për kaq shumë vite nuk u lëkundet, më ndoqët po u lodhur dhe sot sëbashku me shumicën dërrmuese të shqiptarëve më dhatë mundësi që t’ju udhëheq drejt majës ku do të ngjitemi.”, tha Rama.

- PUBLICITET -