Fitoi i vetëm zgjedhjet, Rama “i befason” të gjithë me mesazhin për Lulzim Bashën dhe opozitën

Në fjalimin e tij të fitores, Kryeministri Edi Rama iu drejtua me një mesazh kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke i thënë se ai dhe parti e tij janë opozita e vetme e PS.

Rama i shtriu dorën e bashkëpunimit Bashës apo kujtdo që do të drejtojë PD katër vitet e ardhshme, duke thënë se dëshiron të jetë kryeministër i socialistëve dhe demokratëve, atyre që e votuan, por edhe i atyre që nuk e votuan.

“Lulzim Basha dhe PD bënë fushatën më të mirë në historinë e humbjeve të tyre. Ata ishin më skuadër se në të gjitha herët e tjera dhe përtej ndonjë eksesi tradicional, gjëra që e dëmtuan dhe dëmtojnë forcën e tyre, demokratët ishin kundërshtarët jo aq të lehtë këtë herë, që meritojnë respektin tonë. U them atyre sinqerisht se më shumë se kaq nuk bënin dot, madje bënë më shumë seç mund të bënin normalisht.

Sepse të mundësh PS, është po aq e pamundur se të mundësh Milanin, Interein e Barcelonën. Nuk po flas për Juventusin, sepse ky ishte viti ekskluziv i socialistëve. Mesazhi im i sinqertë për Bashën është ky: prano humbjen me dinjitet, se nuk bëre dot sa deshe, por bëre sa munde. Mospranimi i në kohën e duhur i kësaj humbje aspak turpëruese, e zmadhon përmasën e humbjes që PD arriti të dielën përballë PS. Miq demokratë, ne jemi më të mirët, ju jeni më të mirët pas nesh. Ky është fakt.

Nuk më takon mua dhe nuk është përgjegjësia dhe e drejta jonë të vendosni si do ta lexoni ju rezultatin. Nëse do jetë apo jo Basha që do drejtojë PD, kjo është puna juaj, por me apo pa Lulzim bashën, ne kemi të qartë që opozita jonë e vetme është PD. Ne i shtrijmë dorën e një bashkëpunimi të sinqertë, konkret, demokratik, pa asnjë paragjykim a kufizim, PD. Unë dua të jem kryeministri i gjithë shqiptarëve, jo vetëm i atyre që më dhanë mandatin e tretë. Duam të jem edhe i demokratëve, jo vetëm i socialistëve, unë dua që Shqipëria të ngjitet në majën, ku Zoti e deshi”, tha Rama.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...