Pas dorëheqjes së Tom Doshit, ja kush janë dy kandidatët e PSD për deputetë që iu ‘buzëqesh’ fati

3047

Kandidati i PSD për deputet, një nga personazhet më të përfolur të politikës shqiptare Tom Doshi, mori vendim për të dhënë dorëheqjen pas mesnatës së sotme.

- PUBLICITET -

Ndërkohë pas kësaj ai këkoi nga KQZ zëvendësimin e tij nga persona që renditen më poshtë në listë.

Teksa partia e tij ka një rezultat të lartë në Tiranë dhe Shkodër, duket se kjo forcë politike mund të jetë përcaktuese në qeverinë e ardhshme.

Doshi ishte renditur i dyti në Qarkun e Tiranës, ndërsa i pari është kandidati Gertjan Deda, ndërsa në Qarkun e Shkodrës ishte renditur i pari dhe në vend të dytë është kandidati Gledis Çeliku.

Doshi shkaktoi edhe disa reagime nga ambasadorja amerikane Yuri Kim më herët e cila kërkoi që për shkak të shpalljes së tij non grata nga SHBA të mos përfshihej në qeveri. Duket se tashmë, pasi bëri një fushatë të fortë, edhe nën akuza për blerje votash, Doshi ka vendosur që ti lajë duart njëherë e mirë me politikën.

- PUBLICITET -