“Ftesë nga Basha nuk pranojmë” Tom Doshi i vë ‘vulën’ zgjedhjeve: Ja me kë do bëjmë koalicion

3239

Kandidati për deputet i PSD Tom Doshi, i cili dha dorëheqjen pas pak mesnatës së sotme, ka folur sot nga qendra e numërimit në Shkodër.

- PUBLICITET -

Ai u shpreh i bindur se dy mandatet në Tiranë dhe një në Shkodër do të shkojnë për koalicion me Partinë Socialiste.

“Jemi të gatshëm të bëjmë koalicion me PS. Nëse do të ketë ftesë nga zoti Basha nuk pranojmë. Shpresojmë të marim dy mandate në Tiranë” tha Tom Doshi para gazetarëve.

Kujtojmë se Tom Doshi pas vendimit të dorëheqjes, iu drejtua elektoratit social-demokrat me një letër ku renditi arsyet se përse e kishte bërë një gjë të tillë.

Ai sqaroi se tërhiqet nga mandati i deputetit, por jo nga drejtimi i PSD.

Sipas Doshit, këtë e bëri për të pastruar emrin e tij.

- PUBLICITET -