Dorëheqja e Tom Doshit/ Ambasadorja Yuri Kim anashkalon pyetjen: Ja si u përgjigj

922

Në lidhje me dorëheqjen e Tom Doshit ka reaguar edhe Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë Yuri Kim.

- PUBLICITET -

Në një intervistë për Euroneës Albania, gazetarja Ilva Tarene pyeti mbi këtë vendim të Doshit. Sipas Kim, SHBA nuk ka asnjë ndryshim qëndrimi sa i takon deklaratave mëparshme.

“Për cilin po flisnin ju lutem? Ne respekt të vendimeve të SHBA ne e kemi të qartë, kemi qenë konsistentë dhe nuk ka asnjë ndryshim në pozitën tonë”, tha ajo.

Ambasadorja ka bërë thirrje publike që para zgjedhjeve që Tom Doshi të mos kandidonte në zgjedhjet e 25 prillit.

Kryetari i PSD-së është shpallur person “non grata” nga SHBA. Për këtë fakt, Kim ka kërkuar që Tom Doshi të mos jetë pjesë e Parlamentit të Shqipërisë.

- PUBLICITET -