Ndodh në Shkodër/ I riu nuk voton dot, rezulton votues në burg edhe pse është liruar prej muajsh

1328

Një tjetër person në Shkodër që ka qënë i dënuar më herët ka denoncuar faktin se nuk mund të votojë. Sipas tij, ai rezulton votues në burgun e Reçit, ku ka vuajtur një dënim, por që është liruar që në muajin janar.

- PUBLICITET -

I riu Arlind Haxhika thotë se ai ishte paraqitur në qendrën e votimit tek shkolla “Xheladin Fishta”, ku kishte votuar gjithmonë, por komisionerët i kanë pohuar se ai rezulton ende votues ende në qendrën e votimit në Reç.

“Ma kanë lënë qendrën e votimit në Reç, ku kam bërë 3 muaj burg dhe më thënë të votoj te burgu i Reçit. Unë jam liruar nga burgu që më 11 janar, më thanë shko te Gjykata, po Gjykata është e mbyllur në fundjavë dhe unë nuk mund të votoj“, tha ai.

- PUBLICITET -