“Fitorja ka fytyrën dhe bukurinë e kësaj dite të bekuar” Sali Berisha hedh votën, ja kush e shoqëronte ish-kryeministrin

Edhe ish-kryeministri Sali Berisha i është drejtuar sot kutive të votimit në shkollën “Kosova”.

Ai shoqërohej nga bashkëshortja Liri Berisha, teksa të dy shihen duke respektuar rregullat anti-C OVID19.

Berisha u prit me ovacione të shumta nga qytetarët, të cilët i janë afruar për ta takuar.

Ish-kryeministri e shpalli fitoren që në votim, por pa përmendur PD dhe pa bërë thirrje për votimin në nr 9 tha se duhet larguar regjimi që ndaloi emigrantët të votojnë.

DEKLARATA E SALI BERISHES PAS VOTIMIT

Fitorja ka fytyrën dhe bukurinë e kësaj dite të bekuar. Ftoj me këtë rast cdo qytetar të këtij vendi të firmosë ditën e sotme një fitore madhështore, të votojë për sakrificat e tij, familjen, fëmijet nipërit mbesat për emigratët shqiptarë që një regjim në largim I bllokoi, u shpiku karantinën si një mjet politik për të mos lejuar votimin e tyre.

Të votojnë për të gjithë ata të cilët I thonë Lirisë liri, dhe Shqipërisë Shqipëri. Rroftë fitorja.

Deri tani votimi po ecën I sigurt drejt fitores me gjithë përpjekjet e përpëlitjet antiligjore të pamoralshme të ikanakëve, fitorja po bëhet cdo sekondë, cdo minutë cdo orë më e madhe më e bukur më e fuqishme.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...