3 Exit Polle: Kush fiton dhe sa mandate marrin partitë politike

1018

Në zgjedhjet e 25 prillit janë realizuar 3 Exit Poll-e nga media të ndryshme të cilat flasin për një garë të ngushtë mes maxhorancës dhe opozitës së bashkuar.

- PUBLICITET -

Sipas Top Channel në Exit Poll të realizuar nga Albanian Post për zgjedhjet e 25 prillit në vendin tonë rezulton se në nivel kombëtar PS merr 71 mandate, pra 46.9% kanë votuar për të majtët, 43.9% për PD duke i dhënë 63 mandate ndërsa 6.9% kanë votuar për LSI duke i dhënë 6 mandate.

Ndërkohë në sondazhin e publikuar nga OraNews dhe Antonio Noto opozita e bashkuar rezulton fituese e zgjedhjeve të 25 prillit me 50% të votave. Në këtë Exit Poll, me 80% të të dhënave të përpunuara, PS vijon të mbetet parti e parë, me 46% të votave, PD ka 44% të votave dhe LSI 6% të votave. Euronews Albania ka publikuar gjithashtu të dhënat e para nga Exit Poll për 80% të të intervistuarve deri tani.

Rezultatet e dala deri më tani nga Exit Poll sipas EuroNews: Partia Socialiste: Nga 67-71 mandate me 42,3 – 46,3% të votive Partia Demokratike: Nga 61-65 mandate me 40 – 44% të votave, Lëvizja Socialiste për Integrim: Nga 6-8 mandate me 5.5 – 9.5% të votave si edhe Partia Social-Demokrate: Nga 1-2 mandate 2-4% të votave.

- PUBLICITET -