Si asnjëherë më parë! SHBA godet rëndë presidentin, ia dërgojnë SMS-në ‘live’ në emision, shpërthen Meta: Nuk më merr dot mua ajo në telefon

Vetëm pak minuta më parë, përmes një mesazhi të fortë në rrjetet sociale, të cilin ia ka dërguar me SMS edhe presidentit Ilir Meta që ndodhet “live” në një emision, ambasadorja e SHBA, Yuri Kim i përvishet Metës duke i kërkuar t’i japë fund deklaratave kërcënuese për zgjedhjet e 25 prillit.

Ndërkohë që po live, Presidenti Ilir Meta, I ka kërkuar ambasadores amerikane që të mos marrë në mbrojtje, Edi Ramën.

Mesazhi i Yuri Kim për Metën:

Është e papranueshme për këdo që të kërcënojë se qytetarët do të marrin “sfurqet” në 25 Prill ose nëse nuk u pëlqen rezultati i zgjedhjeve. Këto kërcënime meritojnë dënim. Ata që nxisin dhunë do të mbajnë përgjegjësi për rezultatet e fjalëve dhe veprimeve të tyre. Ndal

Përgjigjja e Metës Live:

‘Tani live sapo më shkruajti Ambasadorja Yuri Kim për të mos permendur më cfurqet. I them Ambasadores amerikane live që të mos marrë më në mbrojtje Edi Ramën.

Ajo duhet të kërkojë shkaqet e Elbasanit. Dhe ajo ka bërë shumë gabim që ka mbështetur Edi Ramën për të prishur marrëveshjen e 5 qershorit. SHBA do zgjedhje të lira. Ambasadorja është përgjegjëse për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Amerikës dhe jo për Shqipërinë dhe Serbinë. Po të dojë ajo të vijë këtu me Edi Ramën dhe kë të dojë. Ambasadorja s’më merr dot mua në telefon për llogari të Edi Ramës dhe të më kërkojë mua të rikthej Dvoranin në KED”, tha Meta.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...