“S’do marrim lekë ne këtu”, binjakët Veshaj hapin mitingun e fundit të Ramës…

1212

Binjakët Romeo dhe Donald Veshaj kanë hapur sot takimin e fundit elektoral të organizuar nga Partia Socialiste në Vlorë.

- PUBLICITET -

Të dy folën me njëri-tjetrin në podium, duke pyetur nëse do të marrin para për fushatën, siç, sipas tyre, kanë marrë të famshmit e tjerë që janë bashkuar me PD-në dhe LSI-në. Ata pyesin edhe Presidentin Ilir meta se përse e ‘ka kapur’ me Vlorën.

Pjesë nga biseda:

Donald Veshaj: Romeo ti nuk je nga ata që shkon prezanton në fushata e

Romeo Veshaj: Jo

Donald Veshaj: Nuk je nga këta që shkon tek fushatat e LSI-së dhe PD-së që marrin nga këta të famshmit në thonjëza dhe u japin lekë?

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral
Romeo Veshaj: Jo, pra…domethënë t’i biem shkurt, s’do marrim lekë ne këtu?

Donald Veshaj: Jo, sepse ne këtu jemi për Vlorën, për ndryshimin e saj. Po Presidenti s’e kuptoj ku e ka hallin.

Romeo Veshaj: Nuk e di çfarë ka me Vlorën, ndoshta kryeministri e ka bërë kaq të bukur saqë ai nuk i reziston dot.

- PUBLICITET -