Rama premton: Iki fare nga politika nëse në këto zgjedhje nuk marr kaq deputetë

Kryeministri Edi Rama ka vendosur një bast publik për zgjedhjet e së dielës. Ai tha se nëse nuk do të arrijë të marrë një shumicë të qartë me të paktën 71 mandate në qeveri atëherë ai do të largohet nga politika.

“Nëse unë nuk kam mundësi të ndërtoj një shumicë qeverisëse të qartë, unë nuk jam. Norma është që partia e parë është partia fituese. Nëse unë nuk kam mandatin e qartë për të bërë ato që kam premtuar për një Shqipëri tjetër, unë nuk jam. Ti realizon ëndrrën “Rama ik” – tha Rama në “Opinion”.

Rama sqaroi edhe idenë për bashkëpunim me opozitën pas 25 prillit ndërsa mohoi që të ketë negociata nga Gjermania për këtë.

“Gjermania nuk ka punë tjetër që të negciojë me ne. Unë dhe PS do ta mundim PD, Lulzim Bashën, Sali Berishën dhe Ilir Metën në 25 prill. Do të shohim një herë çfarë do të ndodhë në FB. Do të ndahet Saliu nga Luli apo me një postim në FB, Saliu do shkarkojë Lulin. Unë nuk jam këtu për të kërkuar një mandat të tretë për veten time.

Nuk më intereson në asnjë formë pushteti dhe politika që nuk lidhet me një mandat të qartë. Unë nuk hyj te ata që i keni parë si Saliu që është i fundit. Historia ka parë shumë njerëz që për karrigen kanë marrë jetë njerëzish. Unë e dua këtë mandat për ta çuar Shqipërinë në një mandat të qartë. Në fillim do krijojmë frymën dhe bashkëpunimi vjen pastaj dhe për këtë duhen vite” – tha Rama. ©LAPSI.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...