Ja kush i fiton zgjedhjet sipas sondazhit të Bora Zemanit

1551

Edhe 3 ditë na ndajnë nga zgjedhjet e 25 Prillit dhe gara po bëhet më e fortë dhe tensioni është shtuar. Pas ngjarjeve të fundit parazgjedhore, akoma më shumë sondazhe janë kryer nga media e portale të shumta që kanë parashikuar se kush mund të jetë fituesi i këtyre zgjedhjeve që si asnjëherë tjetër po zhvillohen në kushtet e një pandemie.

Sakaq, për të hequr pak mendjen nga ngjarjet e trishtueshme të ditëve të fundit, një sondazh është publikuar edhe nga moderatorja e “Për’puthen”, Bora Zemani. E pse jo të mos e publikonte edhe ajo një sondazh kur në fund të fundit ka mbi 733 mijë njerëz që e ndjekin në Instagram. Pak orë më parë në Insta Story, bukuroshja nxorri sondazhin duke i kërkuar ndjekësve të zgjedhin se kush do të triumfojë pas 25 Prillit, PD apo PS. Me një diferencë jo shumë të madhe në vota, Partia Socialiste rrëmben edhe një herë qeverinë me 51% të votave duke lënë pas Partinë Demokratike me 49% të votave.