“Babai im derdhi lot kur takoi prindërit e mi” Kandidatja ‘ekselente’ e PS bën gafën e madhe

439

Sot kreu i qeverisë Edi Rama ka zhvilluar një takim me gjimnazistët ekselentë dhe i ka shpërblyer me “Medaljen e Artë” për rezultatet e arritura.

- PUBLICITET -

Gjatë ceremonisë ishte e pranishme dhe kandidatje e PS për qarkun e Tiranës, Bora Muzhaqi e cila renditet e 31-ta në listë.

Muzhaqi e cila konsiderohet si “ekselente” nga kryeministri Rama dhe figurat e PS, gjatë fjalës së mbajtur bëri një gafë ku teksa donte të tregonte për herën e parë që babai i saj derdhi lot në takimin që pati me mësuesit e saj, ajo tha se ai kishte qarë në momentin kur takoi për herë të parë prindërit e saj.

Prej ditësh ajo është reklamuar dhe trumbetuar nga kryeministri Edi Rama.

Madje ky i fundit e kishte marrë mbrëmë dhe në emisionin “Opinion”, ku kishte të ftuar vetëm 4 kandidatë të rinj të Partisë Socialiste.

- PUBLICITET -