“Ai është fituesi” Spartak Ngjela bën parashikimin e fortë, tregon i bindur kush triumfon më 25 prill

2480

Në prag të zgjedhjeve të 25 prillit, avokati Spartak Ngjela është shprehur se fitorja e Lulzim Bashës është e pamundur dhe se kryeministri Edi Rama do të dalë triumfues, pasi është tre hapa përpara.

- PUBLICITET -

Si argument ai rendit faktin se Basha nuk ka një skemë fituese dhe nuk ka çfarë jep, pasi sipas avokatit pas tij fshihet Sali Berisha.

“Fitorja e Lulzim Bashës është imposibilitet absolut. Për t’u krijuar rezultantja janë tri forca që influencojnë direkt. Është fushata elektorale të cilën Rama e ka superiore.

E dini pse opozita ka bere nje fushate pa shpenzime? Jo se nuk ka leke, por se nuk do t’i shpenzoje, per humbjen. E dyta dhe shumë e rëndësishme, është qëndrimi amerikan dhe interesat e tyre ne Ballkan që kërkojnë stabilitet dhe garanci.

Të dyja këto i kanë marrë nga Rama. Basha nuk ka ç’u jep, se është Berisha pas tij. Dhe e treta është interesi individual i votuesit. Të trija këto krijojnë një trajektore. Lexo atë të kuptosh kush do fitojë në 25 prill. Lulzim Basha nuk ka skemë fituese. Nuk ka ide dhe nuk ka verb. Rama është tre hapa para. Ai është fituesi.”, ka deklaruar Spartak Ngjela i bindur.

- PUBLICITET -