Si ka mundësi? Ndodh çudia në Itali, i punësuari në spital nuk shkon në punë për 15 vite, por merr mbi 500 mijë euro

700

Një histori e pazakontë është ajo që vjen së fundmi nga Italia.

- PUBLICITET -

Bëhet fjalë për një punonjës spitali, i cili është akuzuar se ka marrë pagën për 15 vite pa u paraqitur asnjë ditë në punë.

Sipas asaj që raportojnë mediat vendase, ai i ka dhënë fund të shkuarit në punë që në 2005 në spitalin Ciaccio të Catanzaros, edhe pse pagesën e ka marrë në mënyrë të rregullt.

Tashmë ky shtetas po hetohet për mashtrim, zhvatje dhe shpërdorim detyre.

Gjatë gjithë kësaj periudhe që ai nuk ka shkelur në vendin e punës kishte marrë në total 538,000 euro.

Gjashtë menaxherë të spitalit po hetohen gjithashtu në lidhje me ngjarjen. Arrestimet janë rezultat i një hetimi të gjatë policor për mungesat dhe mashtrimet e dyshuara në sektorin publik italian. I akuzuarit ishte një nëpunës civil dhe u caktua në një punë në spital në vitin 2005. Ishte në këtë moment kur ai ndaloi së shkuari në punë, tha policia.

- PUBLICITET -