“Para meje sillesh si lepur ti”, Presidenti humb toruan gjatë konferencës, ja çfarë thotë për Edi Ramën

643

Gjatë konferencës për mediat, presudenti i vendit, Ilir Meta, ka komentuar situatën aktuale dhe politike në vendin tonë pak ditë para zgjedhjeve elektorale të 25 Prillit.

Meta në fjalën e tij sulmoi kryeministrin e vendit, Edi Rama.Meta ka cilësuar Ramën si karagjoz dhe vagabond që ka lidhje me bandit e kimit.

“O karagjoz e di gjithë bota lojrat që bëje ti me ca vagabondë. Cfarë di ti more rrugac për Ilir Metën, more vagabond. Para Metës sillesh si lepur e para horrave që ta vënë pistoletën te koka dhe të marrin leje për legalizimet. Se të njeh Ilir Meta ty”, u shpreh Meta.

Presidenti Meta i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama që të reflektojë sa nuk është vonë.

Kreu i Shtetit tha se ora europiane e Shqipërisë nuk ndalet më nga 25 prilli dhe në vijim.