Një tjetër goditje e rëndë dhe e papritur, Ermal Mamaqi braktis PD-në dhe zbulon hapur pse u bashkua me PS-në

Ai është një ndër personazhet më të dashura shqiptare fjala e të cilit dëgjohet shumë dhe çdo veprim që bën publikisht nuk mbetet pa u komentuar gjatë. Bëhet fjalë për Ermal Mamaqin që së fundmi është fokusuar në filmin e tij më të ri.

Sakaq, ai ka bërë një deklaratë publike vetëm pak momente më parë, ku tregon se si braktisi PD-në për t’iu bashkuar PS-së pa u menduar 2 herë. Për herë të parë ai ka rrëfyer një histori personale se si kandidati socialist Toni Gogu e ka ndihmuar në momentet më delikate të jetës së tij dhe për këtë gjë i fal të gjithë përkrahjen.

Ja postimi i plotë i tij:

Ky është Toni. Toni Gogu. E kam pasur udhëheqës për jetën në momentet më delikate, në adoleshencë. I jam mirënjohës për një pjesë të rëndësishme të edukimit tim shpirtëror. Por dhe për diçka që ai nuk e mbante mënd.

Në 1998 isha një 16 vjeçar pa mundësi ekonomike… Ama isha shumë i lumtur që kisha blerë biçikletë, me lekët e mija. Doja shumë të mësoja kitarrën por e kisha të pamundur të paguaja kursin.

Një mik nga Kisha Rilindja(Adi Sipri) më jep një lajm që më hodhi përpjetë nga gëzimi. Dikush do financonte kursin tim… Por nuk e thosh emrin. Nuk dija kë të falenderoja atëherë… ishte mister i bukur.\

Mbas shumë vitesh e marr vesh në një ritakim miqsh që financuesi ishte Toni. Toni në mënyrë misterioze paguante kursin tim, dhe unë mësova kitarën. Dhe nuk e kam falenderuar ndonjëherë sepse nuk doja t’ja prishja zbulimin tim kokëfortë.

Por kjo tani nuk është kthim nderi, ose shpagim. E besoj vërtetë këtë njeri të pastër dhe të mënçur. Vlerat e tij janë të rralla. Po të shohësh familjen e tij kupton shumë. Ka mbetur i njëjti.
Lus Zotin ta lejoni tju tregojë se çdi të bëjë. Unë e njoh dhe ju siguroj që nëse Parlamenti do kish më shumë njerëz si miku im Toni, do ishte një bekim për gjithë Shqipërinë. Suksese Toni Gogu. Shihemi në majë. #tek nr 12 do kërkoj nr 11

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...