“Rrezikojnë jetën”, mjekja e njohur tregon kategoritë që nuk duhet ta bëjnë vaksinën anti-COVID

812

Të gjithë mjekët, por edhe rekomandimet më të fundit të CDC sugjerojnë që qytetarët para se të bëjnë vaksinën anti-COVID të sigurohen nëse kanë alergji nga ndonjë nga përbërësit e kësaj vaksine.

- PUBLICITET -

David Lang, alergolog dhe Shef i Departamentit të Alergjisë dhe Imunologjisë Klinike në Klinikën Cleveland SHBA shpjegon se nuk ka arsye përse të shqetësoheni.

“Megjithëse ekziston rreziku i anafilaksisë, ai është ende shumë i vogël dhe përfitimi i mundshëm i vaksinimit COVID-19 e tejkalon potencialin e dëmtimit”.

Sipas tij, besohet se reaksionet alergjike të lidhura me COVID-19 kanë të bëjnë me glukol polietilenin (PEG), një përbërës tek vaksinat, megjithatë studimet nuk kanë përfunduar.

E ftuar në “Wake Up” , mjekja alergologe dhe imunologe klinike, Alkerta Ibranji tregoi kategoritë që nuk duhet ta marrin vaksinën.

“Përditë vijnë njerëz, vijnë pacientë, të cilët edhe pse nuk kanë radhën e vizitës te alergologu, vijnë pyesin unë kam këtë problem kronik, këtë alergji, a klasifikohem si pacient i sigurt për aplikimin e vaksinës.

Po kthehet shumë e lodhshme, na konsumon një pjesë të mirë të kohës, pikërisht komunikimi me këta pacientë.

Sipas CDC dhe sipas rekomandimeve të Akademisë Europiane të Alergologjisë dhe Imunologjisë Klinike, personat, të cilët nuk duhet të kryejnë vaksinën janë ata të cilëve, vaksina e dozës së parë, ose vaksinat e mëparshme të bëra në procesin e tyre të vaksinimit, ju ka dhënë një reaksion të rëndë jete kërcënues, ose personat të cilët janë të identifikuar me një alergji të njohur ‘polietilenglicol’.

Këta pacientë janë kategorisht në risk për jetën dhe për këtë arsye nuk duhet të aplikohet vaksina.

Çdo pacient që vuan nga një sëmundje kronike alergjike ose jo, çështja e parë duhet të ketë të mirëtrajtuar alergjinë e vet dhe më vrap të shkojë të bëjë vaksinën”, sqaroi mjekja.

- PUBLICITET -