“Rama ik” Qytetari del në ballkon dhe bërtet, kryeministri: Nuk ia vlen të biesh për Lulin

704

Kryeministri Edi Rama është përballur sot me një situatë të pazakontë gjatë takimit elektoral që po zhvillonte në njësinë nr.2 në Tiranë.

- PUBLICITET -

Një qytetar ka dalë në dritaren e banesës së tij dhe ka thirrur: Rama ik.

Pasi kreu i qeverisë e injoroi në fillim të fjalimit, ai nuk është ndalur dhe ka dalë sërish në ballkon.

Por pas kësaj, Rama iu kthye duke i thënë të futet brenda se nuk ia vlen të rrëzohet për Lulzim Bashën.

“Oou ouu ore unë nuk iki, kujdes mos biesh ti. Se nuk ia vlen që të biesh për Lulin. Kujdes se patronazhistët të shikojnë. Hajde futu brenda tani, bravo bëni detyrën.”, i tha Rama.

- PUBLICITET -