Po publikonte rezultatet e sondazhit, Sonila Meço ndërpret emisionin pas mesazhit të kandidates së LSI-së

Mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Tempora’ të gazetares Sonila Meço u publikuan të dhënat e sondazhit të Antono Notos për zgjedhjet e 25 prillit, sipas të cilit LSI do të kishte një rënie të rezultatit në Tiranë, në krahasim me zgjedhjet e 2017-tës.

Në një moment gazetarja Sonila Meçi ndërpreu emisionin për të lexuar një mesazh që i kishte mbërritur në telefon nga kandidatja për deputete e LSI-së në Tiranë, Brisida Shehaj në lidhje me të dhënat që kjo parti kishte rënë me 2 mandate në Tiranë.

Meço: Shehaj shkruan se ngjan pak e çuditshme se si LSI ka rënë me 2 mandate në Tiranë, me rreth 20 mijë vota. Jemi në një listë me 36 emra dhe duke ditur se sa të lidhur janë njerëzit në Tiranë, i bën aq edhe sikur të mos kesh parti fare. Ka një lloj dyshimi sepse përgjegjësia për sondazhet i takon Noton, por Shehaj donte që ta ndante këtë vëzhgim që bën.

Noto: Mund të ketë eksponentë nga partitë që do të thonë se partitë respektive do të kenë rritje në vota datën e 25 prillit, krahasuar me sondazh, por këtë do ta shohim pas votimeve. Këto janë rezultatet e sondazhit tonë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...