“Në vendngjarje një makinë e mbushur me para dhe karta e identiteti” Gazment Bardhi bën deklaratën e fortë nga Elbasani

555

Kandidati i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka folur sot për ngjarjen që tronditi Elbasanin, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani.

Bardhi u ndodh në vendin e ngjarjes dhe tha se aty ndaloi një makinë e mbushur me para dhe karta identiteti.

Ai shtoi se nuk ka shumë informacion në lidhje me rrethanat, por sipas tij makina e gjetur është e shtabit elektoral të Taulant Ballës.

“Aty i kishit, ti kishit kapur, kapeni me median (u drejtohet policeve). Nuk kam shumë informacion, makina që shikoni atje është e mbushur me karta identiteti dhe para e drejtuar nga prej ekspenonteve te krimti te organizuar dhe trupin e shihni vete atje. Kaq kam për të thënë, janë një grup personash, shtabi elektoral i vertetet i Taulant Ballës”, u shpreh Bardhi për mediat.