“Kur gënjeni burrin, çfarë sigurie kanë shqiptarët?” Blendi Fevziu kap ‘mat’ Monika Kryemadhin, shihni reagimin e saj

Mbrëmjen e djeshme kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka folur në lidhje me djegien e mandateve në vitin 2017.

Ky vendim është kritikuar gjithmonë nga bashkëshorti i saj, njëkohësisht president i Republikës, Ilir Meta.

Në programin “Opinion” u transmetua video kur Kreu i Shtetit u shpreh se Kryemadhi e kishte gënjyer për djegien e mandateve.

Ndërkohë kjo e fundit e pranoi se kishte gabuar dhe shtoi se Meta ka të drejtë të ulërasë për atë veprim.

Sipas saj, ajo dhe presidenti nuk kanë për ta falur njëri-tjetrin deri në vdekje, madje do ta vazhdojnë këtë diskutim edhe në botën tjetër.

Fevziu: Kur gënjeni burrin, çfarë sigurie kanë shqiptarët që nuk do i gënjeni edhe ata?

Kryemadhi: Kam qenë vetëm unë që kam dashur të djeg mandatin. Kur kam dalë nga zyra e Bashës i kam thënë që do e djeg vetëm unë, jo grupi parlamentar. Kur kam dalë i kam thënë Metës, “Ilir po të njoftoj se jemi në këtë proces. Jam takuar me Klajdën në Bllok, erdhi edhe zoti Vasili dhe kemi diskutuar. Këta më thanë “do e djegim dhe ne”, por unë i thashë jo. Kur bëmë mbledhjen e grupit parlamentar, këta ishin të gjithë në unanimitet për të djegur mandatin.

Zoti Meta ka të drejtë të ulërasë. Nuk kemi për ta falur njëri-tjetrin deri në vdekje, edhe në botën tjetër do ta vazhdojmë të njëjtin debat.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...