Eleminimi i Pjerin Xhuvanit në mes të Elbasanit, Taulant Balla bën lëvizjen e menjëhershme

2220

Drejtuesi politik i qarkut të Elbasanit, Taulant Balla ka bërë një reagim zyrtar lidhur me eleminimin e Pjerin Xhuvanit dhe iu ka shprehur ngushëllimet familjarëve. Balla thekson gjithashtu se sapo ka marrë lajmin ka kontaktuar të gjithë organizatat socialiste të qarkut dhe iu ka kërkuar të ruajnë qetësinë.

- PUBLICITET -

Postimi i Ballës

Jam angazhuar qysh prej marrjes se lajmit per eleminimit te tmerrshem ne mes te Elbasanit, qe te kontaktoj me te gjithe organizatat socialiste te qarkut per t’u kerkuar te ruajne qetesine dhe te mos bien pre e nje politike provokatoresh, shpifesish, humbesish qe kane mesyre ne Elbasan me skalionet e Partise Demokratike dhe qe qysh diten e pare e shfaqen fytyren e fushates se tyre me provokimin skandaloz te Dites se Veres!

Kjo e sotmja eshte vetem nje pershkallezim ekstrem i atij deshperimi te madh qe materializohet cdo dite ne shpifjen e perseritur se Partia Socialiste po i ben te tera te zezat te cilat ne fakt jane ata qe i mendojne, por edhe i bejne sa munden, si munden, ku munden. Sot kane ardhur ne Elbasan furgona prej ku grupe paramilitare, njerez te armatosur nga qytete te tjera kane zbritur dhe kane terrorizuar qytetare elbasanas per qametet qe gjoja i presin pas 25 prillit!

Kjo ofensive tejet shqetesuese, per te cilen tanime flet i madh e i vogel ne Elbasan, ka arritur kulmin me masakren qe tashme e di gjithe Shqiperia! Eshte ekzektuar nje qytetar autokton elbasanas dhe eshte plagosur nje punonjese policie. Une ndjej neveri te thelle te komentoj ne sot deklaraten e cmendur te drejtuesit te listes se PD!

Te cilin ne kete qark e presin vetem militantet e PD se njeri tjeter nuk ia ka ngene ta degjoje, prandaj ai ka shume kohe bosh dhe cdo dite ulet e con letra me shpifje ne Spak per Partine Socialiste qe medemek po e pengon te takoje popullin. Une po ashtu nuk kam asnje koment per dinamiken e ngjarjes dhe e falenderoj Policine e Shtetit per reagimin e shpejte, duke kerkuar qe organet ligjzbatuese ta zbardhin sa me pare ngjarjen.

Ndersa Partisë Demokratike dhe Ilir Merës i them se duhet te heqin dorë nga ky pershkallezim dhune. U bej thirrje te gjithe qytetareve te Elbasanit per qetesi, durim dhe besim qe ne 25 prill vota e tyre do te flase paster, qarte e prere per Elbasanin e per gjithe Shqiperine! Ngushellime familjes Xhuvani dhe Zoti u rikthefte arsyen atyre qe nuk heshten dot as perpara nje xhenazeje nen kembet e tyre.

- PUBLICITET -