Blendi Fevziu vë në siklet të madh ministren Balluku: Pse ata çunat e Kukësit flisnin si nga Vlora?

“Do të sjell kuksianët nga Londra që kanë sharë më shumë projektin”. Kështu ishte shprehur kryeministri Edi Rama për fluturimin e parë në Aeroportin e Kukësit. Por ajo që binte në sy në një prej bisedave të Ramës me “çunat e Londrës” ditën e diel ishte fakti se një prej tyre dukej më shumë vlonjat nga dialekti se sa kuksian.

Por ministrja Balluku mohoi çdo gjë. Ajo i bëri thirrje gazetarëve që të vërtetojnë listën dhe tha personi në fjalë ishte kuksian, sipas një testi që kishte kaluar ajo vetë. Blendi Fevziu: Ju ishin në avion zonja Balluku, por çunat e Kukësit pse flisnin me theks vlonjat?

Belinda Balluku: Të them të drejtën po të isha në vendin e gazetarëve do kërkoja një listë të pasagjerëve dhe do i nxirrja çunat, se çunat ishin të gjithë kuksian. Dhe unë kalova dhe një test se ai që ju thoni që fliste si vlonjat më pyeste për lumenjtë, ku jemi këtu sepse unë nuk i njoh lumenjtë e Kukësit nga sipër. Ai më thoshte që këtu jemi në Shtinje, këtu jemi aty.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...