Sinoptikanët zbulojnë se deri kur do të vazhdojnë reshjet, të shtunën moti bën kthesën e madhe

Të mërkurën pritet përmirësim i pjesshëm i motit. Priten edhe intervale kohore me diell, por edhe vranësira të cilat vende-vende mund të sjellin reshje afatshkurtra shiu. Rritje pak më të ndjeshme të temperaturave pritet të ndodhin ditën e enjte, kur do të kemi edhe intervale kohore me diell, megjithatë në fund të ditës ose gjatë ditës së premte një tjetër ciklon nga Mesdheu dhe front mjaft i fuqishëm i ftohtë nga veriu përfshin rajonin tonë.

Meteoballkan bën me dije se të premten përsëri do të kemi ulje të ndjeshme të temperaturave dhe reshje shiu pothuajse në gjithë rajonin. Në viset malore reshje bore. Nga e shtuna do të fillojë përmirësimi gradual i motit dhe reshjet e shiut do të fillojnë të tërhiqen nga rajoni dhe si pasojë dita e fundit e kësaj jave pritet të na sjell stabilizim të plotë të motit dhe ngritje të ndjeshme të temperaturave.

Sipas ecurive aktuale nga e diela mund të kemi disa ditë të ngrohta pranverore dhe të shpresojmë që kjo të mos ndryshojë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...