Plas debati/ “Pse nuk thua emrat e oligarkëve?” Rakipi ‘kryqëzon’ Bashën, kryedemokrati me zor zbulon njërin

Mbrëmjen e djeshme një debat i fortë është zhvilluar mes kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe gazetarit Ylli Rakipi.

Në studion e programit “Të paekspozuarit” të cilën e moderon vetë, Rakipi i kërkoi Bashës që të përmendte emrat e oligarkëve pasi këtë gjë nuk e kishte bërë asnjëherë.

Menjëherë, i vetmi emër që citoi lideri i opozitës, ishte ai i kryeministrit Edi Rama.

PJESE NGA DEBATI:

Ylli Rakipi: Ju nuk përmendni oligarkët e Shqipërisë. Kush janë ata? Vetëm në një seminar që kam qenë edhe ju, por nuk flisni.

Basha: Përbri emrave të kompanive shiqptarë apo offshore, kanë qenë emrat e pronarëve. Do të vazhdojmë që vendimarrja të jetë në dorë të Ramës dhe atij që zgjedh ai për të qenë partneri i tij? Është produkt i një politike të korruptuar.

Rakipi: A ka oligarkë këtu? Mund të më thoni pesë prej tyre?

Basha: Edi Rama, Edi Rama, Edi Rama, Edi Rama.

Rakipi: Kuptoj që këta emra, që në fillim i kishte Berisha, pastaj i majmi Edi Rama, nesër do ti kesh ti!

Basha: Një politikan që ka pushtetin, të japë koncesion, mund të kapë pronarë mediash, mund të ndërrojë njërin me tjetrin. Dokumentat janë aty. Kush ka shkelur ligjin do të japë llogari para ligjit. Për këtë kemi një platformë.

Ligji anti mafia, ndjek parimin, që ndjek paranë për të shkuar tek përgjegjësia individuale. Ju keni qenë të pranishëm kur ne e kemi shpjeguar një ligj të bazuar në parimet e anti-mafias. Kjo është garancia që koncesionet do të hetohen.

Ç’do nëpunës publik, nga kryeministri, nuk do të kenë mundësinë t’i kthehen kësaj praktike të korruptuar. Sot mund të jetë dikush që shet dhallë, e merr i jep kontratë. Ata janë pjesë e sistemit por përzgjidhen nga i pari i sistemit.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...