“Kemi 5 mandate të sigurta në Tiranë dhe në Shkodër”, Tom Doshi zbulon objektivin për 25 Prillin, çfarë thotë për presidentin Meta

1709

Kreu i Partisë Social Demokrate Tom Doshi është ndalur sot në qytetin e Korçës, ku ka folur dhe për pritshmëritë që ka në 25 Prill. Sipas Doshit PSD që ai drejton ka pritshmëri nga elektorati gri, ndërsa flet për 3 mandate të sigurta në Tiranë dhe 2 të tjera në Shkodër.

- PUBLICITET -

“Të gjitha partitë janë bashkë, sepse në darkë mblidhen bashkë dhe kanë ndarë zonat këtu se për ke duhet votuar. Sot ka filluar një luftë e madhe midis partive se kush duhet të dalë të marrë vota me shumë.

Tek partia jonë i gjithë ekipi punon për Julianin, dhe ky është ndryshim i madh. Ne kemi për ti bashkuar korçarët e jo ti përçajmë. Dhe në këtë rast ne jemi veto, nuk bashkëpunojmë me asnjë forcë politike deri pas 27 Prillit që të numërohen votat”, është shprehur Doshi.

Zoti Doshi, sa mandate do marrë partia juaj?

Ne të sigurta sot kemi 2 mandate në Shkodër, 3 në Tiranë por pritshmëria është shumë e madhe në Tiranë sepse pritshmëria është tek elektorati gri, që dhe me sondazhe dalim 30%, që nuk janë të bindur se për cilën forcë politike do të votojnë.

E thashë dhe më parë, morali politik ka mbaruar, nuk mund të jesh përfaqësues i popullit nqs vjen dhe takon elektoratin njëherë në 4 vite dhe u thua mbrapa që ca të bejme, nuk do Luli, nuk do Edi.

Zoti Doshi ju folët nga Korça për 6 mandate. E keni parasysh mandatin e Korçës të sigurtë?

Me informacionet që kam, Juli ka shumë mbështetje, sepse ky nuk është njeri i përçamjes, sepse këtu ka dhe përçamje fetare, ka dhe përçamje jo prej fshati jo prej qytetit. Unë për vete jam malësor, jam krenar që jam malësor por më voton e gjithë Shkodra. Në qytet, në fshatra, në Malësi, në Dukagjin gjithkund.

Pra kjo është një gjë shumë e rëndë për ato drejtues politik që kanë drejtuar Korçën prej vitesh. Nuk mund ta përcash elektoratin sepse përderisa shkon dhe i merr votat edhe në Pirg edhe në Korçë, nuk mund thuash ky është prej Pirgu e ky nga Pazari i Korçës. Nuk ka mburrje këtu.

Të gjithë votuesit janë të barabartë përpara kutisë së votimit dhe të gjithë drejtuesit politik kanë përgjegjësi morale ti përgjigjet atij votuesi pas zgjedhjeve, dhe këtë e bën Juli me se miri në Korçë.

Si e shihni rolin e presidentit Meta në këto zgjedhje?

Nuk bej komente për presidentin, është zgjedhja e tij.

- PUBLICITET -